Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Siguri për rajonin. Do ndërtojmë flotën tonë ajrore

Pas 19 vitesh kur fluturoi avioni “Ming” i fundit, baza ajrore e Kuçovës është rihapur duke u vënë në dispozicion të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo bazë do t’i shërbejë aleatëve jo vetëm për mbrojtjen e vendit tonë, por të gjithë rajonit, në një kohë kur rendi botëror është prishur për shkak të agresionit rus.

Tashmë në këtë bazë, tha Peleshi, “do të dëgjohet jehona e avionëve të NATO-s”, ndërsa shtoi se Shqipëria do të krijojë flotën e saj ajrore dinjitoze në funksion të mbrojtjes së vendit por edhe aleatëve.

“Sot deklarojmë rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës që përbën një nga investimet më madhore të NATO-s në Shqipëri dhe do të shërbej si bazë taktike dhe operacionale. Një vend i vogël i Shqipëria ka nderin t’i ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive. Mbi këtë pistë Migu i fundit ka fluturuar mbi 19 vite më parë tani do të ndihet jehoja e avionëve të Natos. Kuçova do të shërbejë si baza për forcat tona ajrore dhe do të krijojmë një flotë ajrore dinjitoze në funksion të mbrojtjes së popullit dhe aleatëve. Numri i tyre do të shtohet ndjeshëm në një të ardhëm të afërt. Konsiderojeni këtë bazë si pikë strategjike të rëndësishme në mbrojtje të paqes dhe operacionet e NATO-s dhe do të kemi operacione të përbashkëta në operacionet e fatkeqësisht natyrore. Shqipëria mund të jap ndihmë për vendet fqinje dhe na bënë më të përkushtuar dhe të vlefshëm më shumë se kurrë”, tha Peleshi.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim madhor prej 50 milionë eurosh nga aleanca dhe më shumë se 5 milionë euro të investuara nga qeveria shqiptare.

Kjo bazë ka një infrastrukturë moderne për flotën e Shqipërisë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img