Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ministri italian: Sjell stabilitet në rajon në një kohë sfidash

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto e konsideroi hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë një pikë strategjike për rajoni që do të krijojë stabilitet në një kohë kur sfidat e sigurisë po cenohen në Evropë.

Duke përmendur rrugën e gjatë të Shqipërisë drejt demokracisë, ministri italian tha se ajo është kthyer në një shtyllë të mbrojtjes së vlerave perëndimore.

“Sot kremtojmë një moment domethënë që shënon një rrije të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë dhe një pikë kthese për të gjithë rajonin. Ky është një fryt i një rrugëtimi aspak të lehtë dhe mbërrin sot në një moment ndryshimesh të shpejta në arenën ndërkombëtare. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi vite më parë, një rrugëtim që ka tipare të përbashkëta me Italinë, Shqipëria është një shtyllë solide e vlerave të Perëndimit dhe Italia mbështet me forcë integrimin e saj në BE. Shqipëria ka vlerat e saj në krijimin e stabilitetit në rajon dhe kjo bazë do e rrisë edhe më tej këtë gjë. Përurimi i kësaj bazë është një pikënisje për bashkëpunim të mëtejshëm ne te ardhmen dhe nisma të përbashkëta nga mbrojtja deri tek përgjigjet ndaj urgjencave. Në një kohë kur kemi pasiguri dhe sfida komplekse, sot kemi një bazë të prekshme të një angazhimi të përbashkët të përballimit të sfidave”, tha Crosetto.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img