Prodhimi i municioneve në Poliçan, uzina mund të bëhet funksionale me një projekt konkret

Kombinati mekanik i Policanit është kryefjala e ditëve të fundit pasi në kompleksin e mbyllur që prej vitit 2020 mund të rinise prodhimi i municioneve.

Kamera e RTSH udhëtoi drejt qytetit të fabrikës mekanike të Policanit për të parë nga afër gjendjen e uzinës që vetëm dy ditë më parë u vu në qendër të vëmendjes së ekzekutivit dhe politikës së jashtme pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili kërkoi mbështetje me furnizime konkrete me municione nga vendet si Shqipëria.

Uzina, dikur krenaria e industrisë ushtarake shqiptare, mbylli përfundimisht dyert në vitin 2020, por degradimi i saj ka nisur që pas shembjes së murit komunist.

Një nga të paktët që kanë ngelur nga stafi i dikurshëm i kësaj uzine që kulmin e saj e ka arritur në mesin e viteve 80, na rrëfen disa nga sekretet e kësaj vepre madhore por ajo që në intereson është pyetja se a mund të bëhet funksionale kjo uzinë?

Inxhinieri Ardian Spaho, aktualisht drejtor i uzinës, shprehet se nëse investohet, uzina mund të bëhet funksionale.

Mund të ketë vështirësi, por nëse merren hapa gradual në funksion të kësaj çështje mendoj se është e arritshme”, u shpreh Spaho.

Një nga avantazhet e mëdha në favor të ringjalljes së kombinatit është infrastruktura që në pamje të parë duket e konsumuar dhe e rrënuar por inxhinieri na siguron që këto ndërtesa kërkojnë thjesht rikonstruksion, ndërsa linja e furnizimit me energji është gjithashtu një avantazh shumë i madh.

“Objektet që mund të shfrytëzohen, pra janë të qëndrueshme pavarësisht dëmtimeve që kanë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike që edhe kjo ka peshë në koston e një objekti. Është një sipërfaqe e pacënuar nga privati apo diçka tjetër”, tha Spaho.

I shtrirë në një sipërfaqe rreth 66 ha, sot kombinati është mbyllur tërësisht dhe është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por shumë shpejt në këtë zonë, ashtu siç ndodhi edhe me aeroportin e Kuçovës, mund të rifillojë aktiviteti i dikurshëm.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img