“Dëgjuam zhurmë dhe pamë xhama që binin kudo”/ Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, banori: Presim që Bashkia të na kontaktojë për dëmshpërblim

Një nga banorët i cili ka biznesin e tij pranë zonës ku ndodhi ditën e djeshme shpërthimi i cili i mori jetën babë e bir, ka deklaruar se në momentin e parë që ndodhi shpërthimi menduan se ishte një bombol gazi.

Ai ka shtuar se ende nuk janë kontaktuar nga bashkia në lidhje me dëmshpërblimin nga dëmet që i janë shkaktuar nga shpërthimi.

“Menduam mos ishte bombol gazi në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Dëgjuam vetëm zhurmë dhe xhama që binin gjithandej. Më vjen keq për ata që humbën jetën. Për dëmet pastaj…

Nuk kemi pasur kontakt nga bashkia, presim të vijnë por nuk dimë nëse është ngritur një grup pune”, tha ai.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles