Reshjet e paralajmëruara janë të mirëseardhura për bujqësinë

Shkup, 1 mars –  Moti i qëndrueshëm gjatë javës së kaluar, si dhe temperaturat ditëre të cilat mbërritën vlera mbimesatare për këtë periudhë të vitit, kontribuan për zgjimin pranveror të pemëve. Sipas agrometeorologëve, reshjet e paralajmëruara në ditët në vijim kanë rëndësi të madhe për kulturat bujqësore, por edhe për përgatitjen e truallit për mbjellje, si dhe për depërtimin e suksesshëm të kulturave gjatë periudhës së zhvillimit pranveror.

“Në ditët në vijim, gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Sot herë pas here do të fryjë erë e fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë nga drejtimi jugor, ndërsa  janë paralajmëruar edhe reshje të shiut në disa vende. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore, mbi 20 litra për metër katror. Shfaqja e reshjeve është me rëndësi të madhe për kulturat bujqësore sepse mban në të njëjtin nivel zgjimin pranveror të pemëve, i cili është i favorshëm në këtë periudhë të vitit. Gjithashtu, reshjet e përmirësojnë regjimin ujor-fizik të truallit, e plotësojnë lagështinë në tokë që është e nevojshme gjatë kësaj periudhe”, thonë agrometeorologët nga DPHM.

 Siç theksojnë, kërkesat për ujë janë gjithnjë më të larta, pothuajse për të gjitha kulturat bujqësore.

“Sipas fiziologjisë së bimëve, lagështia e truallit nevojitet për përgatitjen pranverore të truallit për mbjelljen e kulturave të caktuara, si dhe për depërtim të suksesshëm të kulturave gjatë zhvillimit pranveror”, theksojnë agrometeorologët. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles