Shkup, 21 dhjetor – Pas disa muajsh bisedime dhe negociata ministrat e Energjetikës të vendeve anëtare të BE-së, të hënën ranë dakord për vendosjen e një kufiri për çmimin e gazit natyror, ndërsa në pyetjen nëse kjo do të ketë ndonjë ndikim tek ne, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski, përgjigjet pozitivisht dhe thotë se është sinjal i mirë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Mekanizmi për kufizimin e çmimit të gazit do të aktivizohet kur çmimi të arrijë në 180 euro për megavat orë dhe 35 euro më shumë se çmimi i referencës së gazit të lëngshëm për tre ditë rresht dhe vendosja e kufirit ishte një propozim grek i paraqitur disa muaj më parë.
Në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Bislimoski shpreh shpresën dhe pritjen se ky vendim do të ndikojë pozitivisht edhe në vendin tonë.
Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit të 53-të të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjetikës që u mbajt në Athinë, Bislimoski thekson se për vendimin konkret gjatë diskutimit është referuar edhe përfaqësuesi i Agjencisë për bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë të BE-së (ACER).
Në fund të shtatorit të këtij viti, ministrat e Energjetikës të 15 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Greqia, Kroacia, Franca, Bullgaria, Belgjika, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja) , përmes një letre dërguar Komisionerit për Energjetikë, Kadri Simson, kërkuan që BE-ja të vendosë kufizim për çmimin e shitjes me shumicë të gazit natyror.
Писмото, како предлог и иницијатива од Атина, тогаш го објави грчкиот премиер Кирјакос Мицотакис, кој сега, по постигнатиот договор, ја поздрави одлуката, коментирајќи дека „механизмот за корекција на пазарот, грчкиот предлог доставен пред девет месеци, конечно беше усвоен од министрите за енергетика”.
Letra, si propozim dhe iniciativë nga Athina, u bë e ditur më pas nga kryeministri grek Kirjakos Micotakis, i cili tani, pas marrëveshjes së arritur, e përshëndeti vendimin, duke komentuar se “mekanizmi i korrigjimit të tregut, propozimi grek i paraqitur nëntë muaj më parë, u miratua përfundimisht nga ministrat e energjetikës.