31 Maj, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Protestë dhe dhunë në qendër të Tiranës

Dhjetëra qytetarë sot kanë protestuar në Sheshin Skëndërbej për më shumë liri, për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria për shkak të pandemisë Covid-19. Por ndërsa qytetarët ishin duke protestuar paqësisht, Policia e Shtetit ka ndërhyrë brutalisht duke i dhunuar. Disa prej pjesëmarrësve në këtë protesta janë shoqëruar dhe për në komisariat. 

Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, ku punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Të paktën 3 qytetarë janë shoqëruar me dhunë nga ana e policisë, ndërkohë që policia ka këshilluar dhe ambientalistin Sazan Guri.

Qytetarët ishin duke respektuar dhe distancën prej dy metrash në protestën e tyre, por kjo nuk është marrë parasysh nga ana e policisë, që ka ndërhyrë për ti shpërndarë. Mes personave të shoqëruar është dhe studenti Klajdi Bello, i cili ka qenë një nga organizatorët e protestave të studentëve, dhe ishte shfaqur edhe sot me simbolet kombëtare. Protesta ishte thërritur nën motën thuaji ”jo diktaturës”, dhe nuk kishte pasur një organizator të deklaruar, pasi policia nuk jep leje për grumbullime, duke përfituar nga zgjatja e afateve të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 Qershor.

Aktivisti Sazan Guri tha se shqiptarëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe qeveria po tallet me jetët tona. “Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt me këto shoqëtime. Janë 2 milionë të tjerë gati për protestë, por nuk dalin se kanë frikë se mos humbasin vendet e punës. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit.

Po këtë ma shpjegon dot asnjë të vdekur këto dy javë. Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pandemi. E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet. Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, tha Sazan Guri.