Vjen lajmi i mirë për Shqipërine. Kina i dhuron qeverisë shqiptare kitin testues të COVID-19

Qeveria Kineze i ka dhruar dje vendit tonë një armë shumë të fuqishme për luftën tonë kundër COVID-19. Burime për CNN.AL bëjnë me dije se ditën e djeshme Ambasada Kineze në Tiranë i ka dorëzuar qeverisë shqiptare një kit pajisjesh që bëjnë testin për COVID-19. Këto pajisje të dhuruara nga qeveria kinezë bëjnë të mundur marrjen e rezultateve brenda tre orëve. Ky kit testues i dhuruar nga Fondacioni Mammoth dhe të zhvilluar nga kompania kineze BGI, mbërriti në Tiranë më 31 mars 2020.

Këto janë materialet e para mjekësore që Kina i dhuron Shqipërisë në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19 dhe sipas ambasadës kineze tregojnë ndjenjën miqësore të popollit kinez ndaj popullit shqiptar.

Testimi në kohë të virusit do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër pandemisë. Ambasada Kineze në Tiranë ka siguruar se Qeveria dhe populli kinez po ndjekin vazhdimisht këtë luftë të popullit shqiptar,  dhe se si gjithmonë do të qëndrojnë pranë tij dhe do ta ndihmojë brenda mundësive të saj. Kjo ambasadë shpreh bindjen se Shqipëria do t’i kapërcejë vështirësitë dhe të fitojë këtë luftë.

 

Leave a Reply