1 Qershor, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Pompisti Qazim Ismaili i veshur si mjek

Pompisti Qazim Ismaili i veshur si mjek

SKANDALI, në Itali u dërgua një pompist si mjek

Portali DOSJA.AL ka publikuar diten e sotme nje skandal ne lidhje me nismen e kryeministrit per te derguar mjeke ne Itali, nisme qe na beri krenare, por qe me kalimin e oreve po kthehet ne nje skandal. Sipas DOSJA.AL, nje nga 30 personat qe u derguane Itali, nuk eshte as mjek e as infermier, thjeshte ka mbaruar nje kurs disa javor per vizioterapi, dhe e vetmja pune qe ka bere eshte ajo e pompistit ne nje karburant ne qender te Durresit. Ky lajm vjen nje dite pasi mediat italiane publikuan faktin se ekipi shqiptar qe kishte mberritur ne itali nuk posedonte me vete asnje dokument kualifikimi dhe se mjeket vendes kishin vendosur t’i fusnin ne testim per te kuptuar se per cfare jane te specializuar. Ekipi ne fjale ende nuk ka filluar pune, per te cilen do te paguheshin nga shteti Italian 2500 euro ne muaj.

Me poshte investigimi i DOSJA.AL

Qazim Ismaili, njëri nga 30 “mjekët dhe infermierët” që u dërguan të shtunën në Itali në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit rezulton se është pompist. Dosja.al ka zbuluar dhe verifikuar se Ismaili nuk ka asnjë eksperiencë në mjekësi. Burime të afërta me “mjekun”, i thanë Dosja.al se deri para disa ditëve ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë, (në karburantin më të madh në mes të qytetit). 

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili, të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e prezantuan si mjek.

E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane. Pa dashur të fikim të parët “qirinjtë e tortës”, nisur nga rasti i Ismailit, por edhe nga deklarata e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim, jemi ende kuriozë të dimë se cila do të jetë përgjigjia e autoriteteve shqiptare, kur italianët të shohin CV-në e Ismailit. Kushedi, ndoshta edhe në Breshia kanë nevojë për pompist…