Kritika nuk është herezi

Mes gazetarëve që shkruajti sot rreth Qazimit isha edhe unë dhe jo më vonë se një orë pas shkrimit veten e gjeta në një furtunë akuzash dhe portal im u raportua si i pabesueshëm, të paktën ai u rikthye në pak minuta. Miq ngadhnjues të pushtetit, nuk është se po ju njoh për herë të parë, puna juaj ka qënë e tillë edhe kur pushtetin e ka pasur tjetër kush, kundërshtar me këtë që e ka sot. Pra kuptohemi shumë mirë në këtë drejtim.

Kur gjërat ishin ashtu sikurse e thamë në shkrimet tona, filloi një sulm i gjërë në rrjetet sociale duke na etiketuar si njerëz që sulmuam Qazimin. Në fakt në vetëm se me Qazimin nuk u morëm por për mënyrën se si dhe pse ai u dërgua atje. Kështu bëhej dikur me specializimet, më pas me ekskursionet e me radhë, kush do të shoqëronte shefin në udhëtimet jashtë qytetit apo jashtë vendit. Kriteret i dimë tashmë.

Personit në fjalë nuk dia t’ia citoj më fare emrin në këtë shënim pasi s’ka qënë e as ka për të qënë ndonjërëherë qëllimimi im. Në mëngjes ne kishim një problem, deri në drekë u bëmë me dy probleme. Problemi mëngjesit ishte se morëm vesh se në Itali nuk kishim dërguar profesionistë, sipas asaj që cilësohesh specialist. Ndërsa në drekë veç këtij problemi na u shtua edhe tjetri, që ata që i quan duan të na hedhin hi syve dhe të quajnë problemin si një sulm ndaj personazhit të artikujve tonë.

Nuk dua të ndalem se sa të drejtë patëm ose jo. Ajo në të cilën ne besojmë nuk e kemi problem ta shkruajmë dhe nuk kemi nevojë ta sponsorizojmë sepse mendojmë se vërteta merret vesh dhe del në dritë edhe pa reklama, reklamën e duan produkte të tjerë.

Sigurisht që vlerësoj shumë nismën e qeverisë për të dhënë një ndihmë në Itali. Puna e kryeministrit është deri në këtë pikë, marrja e një vendimi të tillë. Besoj se po kaq edhe puna e ministres, me detajet e tjera mendoj se është marrë tjetër kush, i cili me sa kuptojmë nuk ka vepruar ndyshe sa jemi mësuar të veprohet. Do ishte shumë bukur nëse ministërja në fjalë të kishte marrë një vendim sot rreth këtyre njërëzve, nëse nuk ka qënë e përfshirë vetë. Por edhe mendoj se disa gjëra kërkojnë guxim të madh, si për shembull, guximin e Ramës që në një krizë si kjo që kemi merr vedimin të lërë vendin me më pak mjekë për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë. Guxim aspak i tepruar dhe shumë i mirëpritur nga unë të paktën. Dhe në këtë pikë nuk më intereson shumë se pse, më intereson finalja ajo që ne bëjmë dhe çfarë shpërblimi marrim. Ata 30 veta që shkuan atje sot më shumë janë duke ndihmuar ne se Italinë, ata do të jenë heronjtë tanë, me apo pa kualifikime.

Por kjo sa më lart ka lidhje veç me krenarinë tonë. Ne vetë kemi në problem tjetër, mënyrën si i bëjmë gjërat. Pra sistemi nuk funksionon siç duhet edhe kur ndoshta motorri, në këtë rast kryeministri, është shumë në rregull. Në këtë rast ne kemi problem me telat rrugës. Këta tela nuk të lënë, sepse njëri tel ka një mik, njëri ka ndodhur i oksiduar, tjetri është ngatërruar me një tjetër dhe historia vijon si gjithnjë për ne.

Faktet janë aty, i kemi nisur me avion pa asnjë dokument me vete, siç e kanë raportuar kolegët tanë matanë Adriatikut dhe Jonit. Ky është problem. Për të deformuar idenë e gjëse deformojeni si të doni, por gjithësesi, një këshillë të vogël: Në treg mund të blini dy palë atlete 2000 lekë, aq sa kushtoi sponsorizimi i shkrime tuaja në facebook që në fund të ditës nuk është se solli ndonjë gjë të mirë për askënd, thjeshtë lakuat më kot një personazh.  Turra e druve sot nuk do të djegë askënd.

Saimir Kola

Leave a Reply