1 Qershor, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Shqipëria shënon sot 104 raste pozitive me koronavirus

Shqipëria shënon sot 104 raste pozitive me koronavirus ndërkohë 4 janë deri tani viktimat dhe 5 pacientë të shtruar në spitalin kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Tirana vijon të jetë zona e kuqe me 68 qytetarë.  Ndërkohë në harta është zgjeruar dhe me qytetin e Shkodrës me 1 qytetar dhe të Vlorës me 4 qytetarë.

Eshte rritur dhe numri i të infektuarve dhe në Fier e Durrës.

Deri në këto momente janbë testuar 856 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•       Tiranë           68 qytetarë

•       Durrës     7 qytetarë

•       Lushnje       2 qytetarë

•       Elbasan        2 qytetarë

•       Fier                12 qytetarë

•       Rrogozhinë   2 qytetarë

•       Kavajë          3 qytetarë

•       Korcë            3 qytetarë

•       Vlorë            4 qytetarë

•       Shkodër        1 qytetarë

-Shtohen te shtruarit ne infektiv, 3 ne terapi intensive – Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!