1 Qershor, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Si po mashtron qeveria shqiptare me Covid19?

Ministria e Shendetesise njoftoi sonte pak minuta pas mesnate se ka konstatuar dy raste me koronavirus te ardhur nga Italia permes transportit ajror. Ajo cfare mungon ne njoftimin e Ministrise  ne rrejtete sociale eshte se kur erdhen keta dy pasagjere dhe se cfare eshte bere me personat e tjere qe udhetonin me ta.

Prej nje jave eshte perfolur qe ne ambientet e Spitalit Nene Tereza ne Tirane ndodheshin keta dy te semure. Edhe pas shume kerkesave nga ana e gazetareve Ministria e ka mohuar ne menyre kategorike nje gje te tille, por ne fakt gazetaret e kane pasur lajmin te sakte. Madje pretendimet e Ministrise tone nuk i ka besuar as OBSH, perfaqesuesit e se ciles u shprehen ne Tirane se shprehnin habine se pse nuk ka ndodhur kjo, madje ata thane se “Vendi juaj po kthehet ne nje rast studimor nga OBSH” duke e cilesuar si te pamundur qe te mos kishte te pakten nje rast.

Ne te vertete ne kemi pasur dy raste, por informacioni eshte mbajtur i fshehur, gjithesesi ai doli ne drite me gjithe faktin tjeter skandaloz se dhjetra te tjere potencialisht te prekur nga ky virus (bashkeudhetare te dy rasteve ne fjale) mund te jene duke levizur te lire pa asnje lloj kontrolli.