Turqia si ISIS-s me kërcënime ndaj europës: Ky është vetëm fillimi

Kriza e emigrantëve në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë duket se do të vijojë dhe zgjidhja duket ende shumë larg.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka kërcënuar sot duke thënë se deri tani 143 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin dhe ky është vetëm fillimi.
Soylu akuzoi Greqinë se me metoda ç’njerëzore po dëbonte dhe dhunonte emigrantët dhe ishin autoritetet turke që e ndalën diçka të tillë. Por nga ana tjetër SHBA me qëndrim zyrtar ka mbajtur anën e Greqisë dhe Bashkimit Europian.
Ndërkohë zëvendës asistenti i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer ka thënë se SHBA mbështet Greqinë sa i përket kësaj krize.
”Greqia ka mbështetjen tonë në çfarëdo që po bën, në Evros dhe në detin Egje për të garantuar sigurinë e kufijve të saj. Jam i impresionuar nga profesionalizmi i shërbimit të sigurimit grek përgjatë kufirit, mënyrën si po e përballojnë dhe rrugën që kanë zgjedhur për t’u përballur me rreziqet”, tha Palmer.

Leave a Reply