1 Qershor, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Skandali qe fsheh ministrja e arsimit detyron prinderit te mesyjne shkollen ne Fier

Helmimi ne mase i femijeve ne nje shkolle ne Fier dy here brenda 7 diteve ka detyruar prinderit te mesyjne shkollen ne fjale mengjesin e sotem per t’u interesuar se cfare ndodh, por kane hasur jo vetem ne rezistencen e polocit po edhe ne dhunen e tij. Njeri nga prinderit shprehet se ne tenative per te mos e lene te hyje ne shkolle, polici i ka futur duart ne fyt.

“Jam një familjar, vij për të pyetur për fëmijën tim dhe në momentin që futem brenda një polic më vë thonjtë në grykë dhe nuk më lejon që të marrë informacion se çfarë ka ndodhur dje. Unë fëmijën e kam pasur në spital.

Unë u futa në shkollë dhe polici me dhunon, më ka vënë thonjtë në gryke. Nuk e di çfarë po bëhet me këtë shtet të poshtër që po na degjeneron fëmijët. Unë vij për tu interesuar dhe këta tallen me ne. Polici më ka vënë thonjtë në grykë“, shprehet prindi ne fjale.

Pas skandaleve seksuele tashme arsimi ne Fier po perballet edhe me nje skandal tjeter, ate te helmimit ne mase. Ne lidhje me ngjarjen e nje dite me pare ku u hrlmuan 60 nxenes, autoritetet lokale i shprehen se jane arrestuar dy te mitur pasi sipas tyre ata kane sperkatur ambientin me spry i cili ne perberje kishte edhe spec djeges. Prinderit nuk e besojne versionin e policise, madje as vete nxenesit jo. Keta te fundit jane shprehur se shkolla ka bere nje eksperinet me qellim te kuptoje se si reagojne nxenesit ne nje situate te tille.

Por skandali i asaj qe po ndodh ne kete shkolle thellohet edhe me tej diten e sotme. Edhe sot ka pasur nxenes qe jane larguar me ambulance nga ambientet e shkolles. Dhe kjo ka ndodhur ne nje moment koflikti mes prinderve dhe drejtuese te shkolles. E ndodhur ne situate te tille presioni shtuar ketu edhe pranine e medias, drejtoresha e shkoles u shpreh para mediave se “Vajza qe u largua eshte shtatzene. Eshte shtatzene vajza qe u largua moj zonje dhe po ta them publikisht se eshte shtatzene dhe se po mundohet ta fshehe kete me pretendimin e helmimit”, nga ana tjeter prinderit e kane mohur nje gje te tille.

Me e rende akoma behet situata kur vete ministrja Besa Shahini ka akuzuar drejpersedrejti nxenesit per situaten e djeshme, duke i akuzuar ata si pergjegjes te situates se krijuar, helmimit. Kjo deklarate e saj ka irritur prinderit per shkak se ekpsertiza ende nuk ka nisur nderkohe minsterja ka gjetur edhe autoret.