Pardje ishte në Kongresin e PS, sot policia shton forcat për ta arrestuar

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka kërkuar shtim të forcave të policisë për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Vorë Agim Kajmaku.

Porosia e Jaupit i është dhënë shefit të komisariatit të Vorës, Aliosha Broka gjatë një takimi që Drejtoria e Policisë së Tiranës zhvilloi me shefat e komisariateve të qarkut.

Agim Kajmaku është në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar, pas shkarkimit nga KQZ se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënim në Greqi në vitin 2003, i cili u denoncua fillimisht nga PD.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për tre vepra penale: ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Leave a Reply