31 Maj, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

KE: Rekomandimi i KE: Të hapen negociatat për Shqipërinë

KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar pozitivisht përparimin e vendit. Në dokument thuhet se Shqipëria ka rritur përpjekjet dhe ka treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli në qershor 2018 që janë përmbushur, Komisioni rekomandoi në paketn e tij të zgjerimit në 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. 

Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Raporti i KE: Në shkurt të vitit 2020, në kuadrin e ligjit antimafia, SPAK sekuestroi pasuritë e një shtetasi shqiptar, të dënuar në Itali për trafik droge dhe krim të organizuar. Në shkurt të vitit 2020, autoritetet shqiptare morën pjesë në dy operacione të suksesshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Itali në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Këto operacione u kryen gjithashtu në koordinim me agjencitë nga Shtetet e tjera Anëtare të BE-së, përfshirë Hollandën. Më shumë se 40 persona, përfshirë gjashtë shtetas shqiptarë, u arrestuan, të akuzuar se i përkisnin grupeve kriminale aktive në kontrabandën e kokainës në të gjithë Evropën. Në total u kapën më shumë se 350 kg kokainë, së bashku me 5 kg heroinë dhe 400 kg marihuanë. Në një operacion tjetër të vetëm në shkurt, Shqipëria ofroi mbështetje për agjencitë italiane të zbatimit të ligjit që çuan në kapjen e 450 kg marihuanë, 75 kg hashash dhe 3.5 litra naftë hash; në një operacion të veçantë, Shqipëria ofroi mbështetje për Guardia di Finanza Italiane, duke rezultuar në sekuestrimin e 1.128 kg kokainë”,- citohet ndër të tjera në raport.