1 Qershor, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Dy orë takim, asnjë fjalë për mediat

Pak orë përpara tubimit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta dhe në një ditë me opinionin pozitiv të KE, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zgjedhur të drekojë me liderin e opozitën pranë godinës kryeministrore, por edhe me selinë e  Presidentit.

Dreka zgjati 120 minuta dhe të dy mesa duket kishin rënë dakord të mos zbulonin asgjë nga biseda e tyre.

“Nuk kam koment për këtë. Ne kishim një bisedë, jam e kënaqur që takova liderin e opozitës. Shumë e lumtur që u ritakuam. Biseda është midis nesh”, tha Kim.

“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë dhe përfaqësuesen e aleatëtit strategjik SHBA”, tha kreu i PD Lulzim Basha.

Basha mbërriti në Rogner në takim me ambasadoren një ditë pasi ai konfirmoi se do të jetë në mbështetje të tubimit të presidentit.

Pak ditë më parë ambasada amerikane i drejtoi një apel qytetarëve të saj për të evituar vendin e tubimit, duke kujtuar se në tubimet e ngjashme të opozitës ka patur elementë dhune.