31 Maj, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Presidenti i republikës, Ilir Meta do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 18:30

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi përmes një postimi në facebook.
Blushi shkruan se Meta do të denoncojë para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!
Blushi: Të dashur kolegë gazetarë, Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!