31 Maj, 2020

CNN ALBANIA

Raportime te besueshme

Meta serish thirrje qytetareve per tubimin e neserm

Presidenti Ilir Meta ftoi ti bashkohen manifestimit që do të mbahet nesër në orën 17:00 të gjithë investitorët dhe biznesmenët.

“Atdheu po përjeton krizën më të thellë dhe më të rrezikshme për vetë ekzistencën e tij të shkaktuar nga ky sekt që po përdhunon kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi si uzurpatorët e dhunuesit më të pashpirt të lirive dhe të drejtave tua themelore ndaj unë ju pres të gjithëve nesër.

Të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjeve të ndershme e bizneseve dhe investitorëve që i është bërë e padurueshme kjo sjellje diskriminuese, poshtëruese e klienteliste e një qeverie e një parlamenti që nuk ekziston më si e tillë. “

Nesër ju pres në bulevardin “Dëshmorët e kombit” sepse situata këtu ka kaluar çdo kufi, sepse këtu 10 veta tallen me 3 milionë shqiptarë,  bëjnë  dhe moral në emër të reformës në drejtësi.”